Këngëtarja Leonora Jakupi, e ftuar së fundmi në një intervistë, ka folur për rolin e saj të ri si opinioniste në Big Brother VIP Kosova 4, duke e cilësuar këtë angazhim si një eksperiencë të veçantë për të.
Ajo tregoi se ftesa i erdhi nga Alaudin Hamiti dhe se e pranoi ofertën si një sfidë të re, edhe pse nuk kishte shumë njohuri për formatin.
E pyetur nëse kishte menduar të tërhiqej dhe të mos vazhdonte, Leonora u shpreh: “Ditën e parë, po. Ditën e parë kam pasur shumë dilema, madje shumë mike të miat më thoshin, pse po e sjell karrigen, kisha atë hallin ‘çka po lypi unë këtu, ku jam këtu, a jam unë, a mund të bëj këtë punë realisht’, është përgjegjësi shumë e madhe”.
BBVK/YouTube
Më tej, ajo theksoi se fillimisht ka qenë e fokusuar te analiza e karaktereve të banorëve dhe jo vetëm te loja e tyre.
“Unë kryesisht kam provuar t’i analizoj karakteret e njerëzve aty, jo lojën e tyre. Edhe pse këto kohët e fundit jam përpjekur ta shoh si lojë dhe do të mundohem ashtu deri në fund, uroj që të fitojë ai i cili pavarësisht lojës tregon një karakter të vërtetë dhe të ketë një lojë të pastër dhe ta fitojë votën e publikut”, u shpreh ajo.
Leonora shtoi gjithashtu se në shtëpi ka shumë banorë të mirë, por gjithçka varet nga mënyra se si ata zgjedhin të shfaqen para publikut. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com