Në një super ndeshje, super atmosferë dhe shumë rikthime, Bashkimi fiton dramën ndaj GO+ Pejës 78:74.
Takimi ishte shumë interesant, ku verdhezinjtë e nisën fuqishëm ndeshjen, duke pasur epërsi deri në 20 pikë, 15:35, por vendasit të përkrahur nga publiku u rikthyen duke barazuar shifrat në 45:45, e më pas mysafirët sërish u shkëputën, por në çastet e fundit dhe vendimtare, basketbollistët e Bashkimit ishin më të vëmendshëm, duke fituar derbin e javën së 20-të të ProCredit Superligës.
Ike Nwamu kishte 18 pikë e gjashtë kërcime te vendasit, kurse te mysafirët Logan Routt kishte 20 pikë, derisa Arti Hajdari 19.
Bashkimi ka 14 fitore e gjashtë humbje, kurse GO+ Peja dhjetë fitore e dhjetë humbje./Telegrafi