Cardi B pësoi një incident të vogël gjatë një koncerti në T-Mobile Arena në Las Vegas, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga një stol gjatë performancës.
Ajo u ngrit menjëherë dhe vazhdoi shfaqjen pa ndërprerje, duke bërë shaka se për rënien ishte ‘fajtore qeveria amerikane’, gjë që shkaktoi të qeshura në publik.
Videoja e momentit u bë virale dhe vetë artistja e shpërndau me ironi, duke thënë se ishte ‘gjeneruar nga inteligjenca artificiale’.
Foto: YouTube
Ngjarja ndodhi në kuadër të turneut promovues për albumin “Am I the Drama?”, i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm për performancat, por edhe për komentet e saj mbi tema shoqërore dhe politike.
Kohët e fundit, ajo u përfshi në një debat me ‘U.S. Department of Homeland Security’ pasi deklaroi gjatë një koncerti se do t’i kundërvihej agjentëve të emigracionit nëse do të përpiqeshin të hynin në shfaqjen e saj për të ndaluar fansat.
Reagimi zyrtar i institucionit në rrjetet sociale e përforcoi polemikën dhe e bëri çështjen edhe më të komentuar në publik.
Momenti i reperes u kthye në një ‘shou brenda shout’, publiku reagoi me brohoritje, rrjetet shpërthyen me meme, ndërsa energjia e koncertit vetëm sa u rrit. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com