Pas përfundimit të spektaklit, Benita dhe Klodi kanë pasur një debat të tensionuar në dhomën e gjumit, ku nuk munguan ironitë dhe akuza mes tyre.
Gjithçka nisi me një bisedë të thjeshtë, kur Klodi e pyeti Benitën: “Pse po ke nevojë të flesh, Benitë?”
Ndërsa ajo iu përgjigj: “Të fle, të mbushem energji”.
BBVK/Instagram
Debati u përshkallëzua kur Klodi vazhdoi: “A ke prapë nevojë të flasësh për ndonjë puthje, ndonjë gjë?”
Benita iu përgjigj: “Mos fol shumë se del keq mandej”.
Por Klodi reagoi: “Unë? A po mundohesh ti me m’qitë?”
Benita ia ktheu: “Kur të kanë qitë shokët e tu, pse mos me të qitë unë?”
Ndërsa Klodi shtoi: “Normal, e keni bërë të gjithë të njëjtën lojë”Benita u mbrojt duke thënë: “Asnjëherë nuk e bëj”.
Klodi e akuzoi se e kishte përmendur puthjen, duke i thënë: “E ke bërë, përderisa i ke thënë Dolces ‘puthjen më shumë e ka ndier me mua, se sa puthjen në faqe’”.
Benita iu përgjigj: “Në rregull, e paske ndie me Elijonën”.
Por Klodi këmbënguli: “Nuk është puna e ndjenjës, është puna që e ke përmendur puthjen”.
Më pas, Benita i dha një shembull se si do të reagonte e dashura e tij në një situatë të tillë:
“Jo shpirt, unë jam femër dhe paskam të dashur, ti hyn brenda dhe një femër tjetër po shtrihet te shtrati yt…”
Ajo shtoi se edhe Elijona nuk kishte faj, duke thënë: “As Elijona s’ka faj se ti e aprovon se ki qef, pranoje. Por, ti këtë harroje që do të përfundosh me të dashurën tënde jashtë”. /Telegrafi/