Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 3 persona nga Gostivari janë privuar nga liria.
Siç bëjnë të ditur nga MPB, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar i kanë privuar nga liria A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), të gjithë nga Gostivari
Njoftimi i plotë nga MPB.
Më 13.02.2026, në një objekt hotelierik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar i kanë privuar nga liria A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), të gjithë nga Gostivari. Gjatë kontrollit ndaj tyre, te A.R. janë gjetur tetë paketime me substancë të bardhë pluhur, ndërsa te Z.A. një paketim me substancë të bardhë pluhur.
Më pas, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë e A.R., ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Bereta” kalibër 22 mm, një pushkë karabinë “Zastava” kalibër 8.57, një karikator dhe gjithsej 191 fishekë të kalibrave të ndryshëm, për të cilat ai nuk posedonte leje.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.