Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe ka nxitur reagime të shumta.
Pas këtij zhvillimi, një reagim emocional ka ardhur edhe nga bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj, e cila ka shprehur mbështetjen e saj të fortë përmes rrjeteve sociale.
Në postimin e saj, Anita ka theksuar se për të, roli më i rëndësishëm është të jetë bashkëshortja e Ramushit dhe nëna e tre fëmijëve të tyre.
“Nuk ka titull më të bukur se të jem gruaja jote”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ai është një lider dhe strateg i rrallë: “Ti je një lider dhe strateg që në komb lind një herë në 100 vjet”.
Ajo ka përmendur edhe rrugëtimin e përbashkët gjatë viteve, duke theksuar se kanë kaluar shumë sfida dhe etapa së bashku, por se tani po hapet një kapitull i ri për ta si familje.
Mesazhin e saj e ka përmbyllur me fjalët: “Kosova të do, por unë të dua edhe më shumë”, duke shprehur edhe gëzimin që do ta ketë bashkëshortin më pranë familjes: “Më në fund e fitova burrin tim”. /Telegrafi/
Anita/Instagram