Pavarësia e Kosovës është më shumë se një datë në kalendar – është një ndjenjë që na bashkon, një kujtim krenarie dhe një moment reflektimi për rrugëtimin tonë si komb.
Këtë vit, kjo ndjenjë mund të përjetohet ndryshe, në një ambient ku festa dhe qetësia takohen natyrshëm – në Grand Blue Fafa Resort & Spa, buzë Adriatikut.
Ofertat përfshijnë 2 netë, 3 ditë, me çmime që fillojnë nga 82 euro për person me mëngjes (bed & breakfast), ndërsa për ata që dëshirojnë përvojë të plotë ofrohen duke filluar nga 132 euro për person.
Qoftë në çift, me familjen apo me miqtë, kjo është një mundësi për ta shndërruar 17 Shkurtin në një përvojë ndryshe – më të qetë dhe më të mbushur me kuptim.
Përveç akomodimit në Double Deluxe Room dhe shërbimit të plotë me mëngjes, drekë e darkë të shoqëruara me pije gjatë vakteve, resorti ofron një Spa Center të kompletuar, ku mysafirët mund të relaksohen në pishinën e brendshme, jacuzzi, hammam, sauna dhe banjo avulli, si dhe të përjetojnë qetësinë në dhomën e relaksit me kripë dhe dush emocional.
Atmosfera festive plotësohet me muzikë live, ndërsa Mini Club-i me animator siguron argëtim për fëmijët. E gjithë përvoja kompletohet me late check out, parkim dhe WiFi gjatë qëndrimit.
Jepini vetes dhe të dashurve tuaj një fundjavë që e meritoni – festive, e qetë dhe plot përjetime.
Për më shumë informacione kontaktoni:
Facebook: Kompleksi Fafa
Tel: +355 69 700 1353
Email: info@fafa.al
Website: www.fafa.al