Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe rrethinës.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Mustafë Shyti”, “Shala e Bajgorës”, “Ukshin Kovaqica”, “Emin Duraku”, “Isak Ibrahimi” dhe “Kuvendi i Arbërit”, si dhe në fshatin Koshtovë.
Ndërkaq, punimet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Xhevat Jusufi”, “Epiri”, “Malësia”, si dhe në lagjen “Lugina e Diellit”.
KRU Mitrovica ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve teknike. /Telegrafi/