KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdon aksioni në Kupën e Kosovës, tre duele të tjera zhvillohen sot

Vazhdon aksioni në Kupën e Kosovës, tre duele të tjera zhvillohen sot

Kupa e Kosovës vazhdon me ndeshjet e 1/8 së finales, ku tre duele shumë interesante pritet të zhvillohen sot.

Në program janë tre duele për t’u zhvilluar dhe takimet do të luhen në Gjilan, Vushtrri dhe Mitrovicë.

Sfida kryesore e ditës luhet në qytetin e Gjilanit, me Gjilanin që është nikoqir i Lirisë së Prizrenit.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ me Trepçën ’89 që pret Malishevën.

Dy skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria dhe Vëllaznimi do të përballen në stadiumin ‘Ferki Aliu’, ku qëllimi është kalimi në çerekfinale.

Të gjitha tre ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.