Facebook ka filluar të ofrojë funksione të reja të bazuara në inteligjencë artificiale të kompanisë Meta që u lejojnë përdoruesve të bëjnë fotot e tyre të profilit më të gjallë dhe të shprehin ndjenja në mënyra kreative.
Me këto risi, tashmë mund të shndërrosh një foto statike të profilit në një animacion të shkurtër.
Përdoruesit mund të zgjedhin nga efekte të paracaktuara si: përshëndetje me dorë, kapelë feste, konfeti, valëzim apo zemër – në varësi të humorit apo mesazhit që duan të përcjellin. Meta do të shtojë më shumë opsione animimi gjatë vitit.
Përveç animacioneve për fotot e profilit, Facebook po prezanton edhe funksionin “Restyle” për Stories (Historitë) dhe Memories (Kujtimet), që u jep përdoruesve mundësinë të ndryshojnë stilin e imazheve duke përdorur AI ose duke zgjedhur nga stile të gatshme.
Gjithashtu, përdoruesit mund të shtojnë sfond animuar në postimet e tekstit në Feed, duke i bërë më tërheqëse dhe ekspresive. Këto veçori synojnë ta bëjnë përdorimin e Facebook më argëtues dhe krijues. /Telegrafi/