Emona Center po përgatitet të hapë pikën e dytë së shpejti në Ferizaj.
Ky hap i radhës konfirmon përkushtimin e Emona Center për të ofruar produkte cilësore, shërbim të besueshëm dhe qasje të lehtë për qytetarët në mbarë Kosovën.
Pika e dytë e vendosur në Rr. Cen Dugolli në Ferizaj, është konceptuar për t’u përshtatur me nevojat e përditshme të konsumatorëve, duke sjellë një eksperiencë blerjeje praktike, të shpejtë dhe të organizuar.
Ashtu si në pikat ekzistuese, edhe kjo hapësirë e re do të ofrojë një gamë të gjerë produktesh ushqimore dhe shtëpiake, me standarde të njëjta cilësie që e kanë bërë Emona Center një emër të besueshëm për familjet kosovare.
Me këtë risi, Emona Center forcon edhe më shumë praninë e saj në treg, duke dëshmuar se zhvillimi i vazhdueshëm dhe afërsia me konsumatorin mbeten në qendër të strategjisë së saj.
Kjo e ka kthyer Emona Center në destinacionin kryesor për të gjithë ata që duan të blejnë me më shumë vlerë dhe më pak shpenzim, sidomos tani kur zbritjet janë drejt fundit.
Emona Center – ne dallojmë nga të tjerët!