Një nënë nga Massachusetts i vendosi vajzës së saj 8-muajshe një paruke dhe rezultatet kanë gëzuar të gjithë internetin.
Chelsea Falcetti, e cila zotëron një salloni flokësh në Holyoake, e mori vajzëdn e saj në punë ku i lindi ideja për një “transformim”.
“Kjo ishte padyshim një nga idetë tona më spontane, por në atë moment na dukej argëtuese dhe e lehtë”, tha ajo.
Parukierja postoi pamjet në TikTok por nuk kishte idenë se sa virale do të bëhej videoja.
Në klip, vogëlushja Frankie shihet e ulur në një karrige salloni bukurie përpara se t’i vendosen flokët e gjata dhe një kapelë e bardhë.
Vogëlushja më pas shihet duke buzëqeshur, sikur të jetë e magjepsur nga pamja e saj e re.