KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla: I dyshuari për vr*sjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Polici

Sveçla: I dyshuari për vr*sjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Polici

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se i dyshuari për vr*sjen e Arlinda Zekajt kishte paraprakisht një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.

Duke folur në seancën e Kuvendit, Sveçla ka ngritur shqetësime lidhur me vendimet institucionale për kujdestarinë e fëmijës dhe çështjen e pronës, duke vlerësuar se në vend që të sigurohej mbrojtja e Arlindës, situata kishte marrë drejtim të kundërt.

“Ishte e privuar nga fëmija i saj. Si një institucion ka marrë vendim që ta ndajë fëmijën nga nëna e t’ia japë babait, i cili pastaj këtë përgjegjësi ia delegon vëllait të tij, i cili paraprakisht ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës. Kurse ligji thotë që pothuajse automatikisht besimi për fëmijën i takon nënës”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka folur edhe për pronën, për të cilën, sipas informacioneve që ka, tha se i përkiste çiftit.

“Ajo është privuar nga prona, sipas informacioneve, prona ka qenë e çiftit. E bashkëshortit dhe bashkëshortes. Si dikush ka vendosur që ajo të privohet nga prona është e çuditshme po ashtu, në vend se dhunuesi dhe kërcënuesi të arrestohet kurse e kërcënuara të jetë e sigurt në pronën e saj, me fëmijën e saj, ka ndodhur e kundërta”, ka thënë ai.

Sveçla e ka cilësuar humbjen e jetës si privimin më të rëndë dhe ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë janë angazhuar për arrestimin sa më të shpejtë të të dyshuarit.

“Privimi më i rëndë është ai nga jeta. Ne jemi angazhuar maksimalisht që krimineli të arrestohet sa më shpejt”, ka deklaruar ministri.

Ai ka bërë të ditur se, me kërkesën e tij, rasti është ngritur në nivelet më të larta të Policisë së Kosovës. Po ashtu, Sveçla ka kërkuar që çështja të trajtohet nga Prokuroria Speciale dhe jo nga prokuroria rajonale. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.