KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jep dorëheqje shefi i komunikimit i kryeministrit britanik

Jep dorëheqje shefi i komunikimit i kryeministrit britanik

Tim Allan, drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm pesë muajsh në detyrë.

Allan tha në një deklaratë të shkurtër: “Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar ndërtimin e një ekipi të ri nr. 10. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”.

Dorëheqja është një tjetër goditje për pozicionin e Starmer mes një debati të ashpër rreth vendimit për ta bërë Peter Mandelson ambasador në Uashington, pavarësisht lidhjeve të tij të ngushta me pedofilin e ndjerë, Jeffrey Epstein.

Starmer përsëriti keqardhjen e tij për emërimin e Mandelson, ndërsa këmbënguli që qeveria e tij mund të “vazhdojë përpara nga këtu”.

“Le të ecim përpara që këtej. Le të ecim përpara me besim ndërsa vazhdojmë ta ndryshojmë vendin”, tha Starmer.

Por një tjetër dorëheqje nuk e qetësoi pikërisht situatën dhe as nuk i heshti thirrjet për dorëheqjen e Starmer.

Skandali i ri që rrethon Mandelsonin, i cili u shkarkua nga posti i ambasadorit në Shtetet e Bashkuara në shtator, vjen pasi dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së muajin e kaluar përfshinin email-e që sugjeronin se Mandelson i kishte zbuluar Epsteinit diskutime rreth shitjeve të mundshme të aseteve britanike dhe ndryshimeve tatimore gjatë krizës financiare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.