KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

ASH-Taravari: Bekim Sali tha se “kultura shqiptare është e cunguar pjesërisht”, VLEN po e pranon dështimin

ASH-Taravari: Bekim Sali tha se “kultura shqiptare është e cunguar pjesërisht”, VLEN po e pranon dështimin

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar duke thënë se deklarata e Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, se “kultura shqiptare për momentin është e cunguar pjesërisht”, është skandaloze dhe një pranim publik i dështimit të Qeverisë ku ai vetë është pjesë.

Reagimi i plotë:

“Gjendjen e mjerueshme të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut e kanë artikuluar prej kohësh artistët, krijuesit dhe opozita shqiptare. Tani kjo gjendje konfirmohet edhe nga vetë zyrtarët shqiptarë në Qeveri. Ky nuk është më opinion politik, por fakt i pranuar nga brenda pushtetit. Aleanca për Shqiptarët pyet hapur: cili është realisht roli i VLEN-it në Qeveri?A janë dekor politik?Të shantazhuar?Të pafuqishëm për të ndikuar në politikat shtetërore? Është e papranueshme që zyrtarë shqiptarë në Qeveri të sillen si opozitë verbale, duke konstatuar probleme, por pa marrë asnjë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. Deklaratat kritike nuk e zëvendësojnë veprimin politik dhe institucional. Edhe pas dy vitesh në pushtet, shqiptarët nuk kanë parë as strategji serioze për kulturën, as investime dinjitoze, as mbrojtje të identitetit kulturor. Në vend të rezultateve, kemi justifikime dhe deklarata vetëakuzuese. Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike. Qeveria nuk është vend për ankesa, por për vendimmarrje. Kush nuk është i aftë të ndryshojë gjendjen, duhet të mbajë përgjegjësi ose të largohet”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.