Pak para nisjes së spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, një situatë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut, ku Miri dhe Selin janë përfshirë në një bisedë që u interpretua si komunikim me kode, menjëherë pasi Gimbo u largua nga tavolina ku qëndronin të tre.
Më vonë, në dhomën e surprizave, Miri sqaroi se biseda kishte të bënte me raportin miqësor mes tij dhe Selinës, lojën brenda shtëpisë si dhe marrëdhënien e saj me Gimbon.
Ai tregoi se nga mënyra e komunikimit, kishte kuptuar se Selin i kishte lënë të nënkuptohej se nuk kishte në dorë situatën me Gimbon. “Ne kuptohemi me sy dhe kodet unë i kuptova për situatën që Selin më tha që ‘s’e heq dot me buton Gimbon’”, u shpreh Miri.
Ndërkohë, në dhomën e rrëfimit u shfaq edhe Selin, e cila pa të njëjtin klip, pa qenë në dijeni se Miri kishte dëgjuar dhe komentuar më parë për situatën. Ajo mohoi kategorikisht se biseda kishte të bënte me Gimbon, duke sqaruar se mes saj dhe Mirit kishte pasur vetëm një sqarim për raportin e tyre shoqëror.
“Unë herë pas here i kam thënë ‘unë shok, ti shok’. Sa për butonin, nga sa kuptova nga sinjalet e Mirit, ishte që me buton afrimin me Gimbon, dhe ndaj i thash që t’i s’po më kupton që unë s’kam një buton”, deklaroi Selin, duke theksuar se raporti me Gimbon është aktualisht thjesht shoqëror dhe se nuk ka çfarë të sqarojë me të.
E gjithë kjo situatë, së bashku me komentet e të dyve, u shfaq përpara të gjithë banorëve në dhomën e ndenjes, duke sjellë reagime të ndryshme. Për t’i dhënë fund keqinterpretimeve, Selin vendosi të marrë një qëndrim të qartë dhe publik.
“Meqë këtu shpjegimet keqinterpretohen, unë po e them nga ky moment dhe deri sa të dal nga shtëpia, unë Gimbos do t’i rri larg dhe këtë raport nuk do ta zhvilloj këtu, sepse me të nuk e kam lojë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se për të shmangur zhurmën dhe aludimet, ka vendosur të distancohet nga Gimbo brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/