Kurioziteti i publikut rreth dasmës së paralajmëruar në Big Brother VIP Kosova më në fund është sqaruar.
Moderatori i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka ndarë një lajm të rëndësishëm përmes rrjeteve sociale, duke konfirmuar se eventi i shumëpritur është shumë pranë.
Në një postim të publikuar gjatë natës në InstaStory, Alaudini ka bërë të ditur se ceremonia festive brenda shtëpisë do të zhvillohet gjatë kësaj jave, pa dhënë më shumë hollësi.
Alaudin/InstaStory
Njoftimi i tij ka mjaftuar për të ndezur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit e formatit, të cilët prej javësh kanë spekuluar për realizimin e kësaj dasme.
Megjithatë, moderatori ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj shtesë, duke lënë të hapur misterin rreth çiftit dhe mënyrës se si do të organizohet ceremonia, duke e ruajtur surprizën për episodet në vazhdim. /Telegrafi/
BBVK/Instagram