Lojtarët dhe drejtuesit e Rayo Vallecanos u larguan nga Santiago Bernabeu të indinjuar pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit.
Ndeshja u vendos në minutën e 99-të, kur gjyqtari Diaz de Mera akordoi një penallti për Realin, të cilën Kylian Mbappe e shndërroi në golin e fitores.
Vendimi i diskutueshëm dhe reagimet pas tij mund t’i kushtojnë shtrenjtë ekipit mysafir, shkruan Marca.
Sipas raportit të gjyqtarit, David Cobeno, drejtori sportiv i Rayo Vallecanos, e ofendoi atë gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes.
“Çdo ndeshje e njëjta histori me ju”, iu tha Cobeno gjyqtarëve.
Incidenti nuk u ndal aty. Kur gjyqtari i katërt hyri në zonën e zhveshjes, Cobeno iu drejtua duke bërtitur disa herë.
“Jeni të gjithë njësoj, dreqin”. Ngjarjet ndodhën në prani të delegatit të ndeshjes.
Trajneri i Rayo Vallecanos, Inigo Perez, nuk pranoi të komentonte mbi gjykimingjatë konferencës për shtyp.
Në të kundërt, lojtari Pep Chavarría, i cili u përjashtua nga fusha, shprehu zhgënjimin e tij në rrjetet sociale.
“Kjo është një nga ditët më të trishtueshme që kur kam shkelur në fushë. Ky ekip meriton respekt. Faleminderit tifozëve të Rayos, ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Zoti është i drejtë dhe sheh gjithçka”, shkroi ai. /Telegrafi/