KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Angelo konfirmon se ka qenë në një lidhje trevjeçare me Neada Muçajn: Më ndikon akoma

Angelo konfirmon se ka qenë në një lidhje trevjeçare me Neada Muçajn: Më ndikon akoma

Angelo Haruni është larguar të shtunën nga Big Brother VIP Albania 5.

Ai ka qenë i ftuar së fundmi në “Fan Club”, ku ka folur për gjithë eksperiencën në këtë format.

Veç tjerash është pyetur edhe për atë se pse nuk krijoi lidhje brenda, e për një romancë jashtë me një personazh të famshëm.

Foto: YouTube

“Në fillim Angelo nuk u dashurua brenda shtëpisë sepse i kishim të gjitha vajzat e zëna, për të qenë të drejtë. Edhe ato që ishin të pazëna, Selin ishte me Mirin në krevat dhe nuk guxoje t’i afroheshe, jo më të bëje një bisedë. Kurse nga fundi ë, mendoj që mund të kishte një”, u shpreh ai.

I njëjti pranoi lidhjen trevjeçare me prezantuesen e njohur shqiptare, Neada Muçaj.

“Sigurisht një lidhje gati trevjeçare nuk hidhet dot poshtë në asnjë moment. Një njeri i cili bëhet pjesë e jotja, nxjerr anët më të mira të tuat vazhdimisht, do të qëndroj me ty gjithë jetën. Qëndron në zemër gjithë jetën. Absolutisht. Pastaj, nëse ka diçka më tutje këtë nuk di ta them në këtë moment, por më ndikon akoma. Kaq mund të them”, tha tutje.

Mes tjerash theksoi: “Është Neada. Nëse do t’i thoja diçka shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde. Kthehu njeri pozitiv edhe i lumtur që ishte siç di ti të bësh. Nuk e di se po bëhet një kohë shumë e gjatë, një vit pa asnjë komunikim. Kështu që është e vështirë të flasësh tani”. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.