Avdullah Hoti, i cili ka konfirmuar ambicien e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të kësaj partie.
Duke folur në Klan Kosova, Hoti është shprehur i bindur se mund ta rikthejë unitetin brenda LDK-së, përfshirë edhe anëtarët dhe strukturat që janë larguar nga partia ndër vite.
Sipas tij, të gjithë akterët politikë janë ende pjesë e LDK-së, por mungon funksionaliteti dhe bashkëveprimi i nevojshëm për të prodhuar rezultate konkrete.
“Aty janë të gjithë, por nuk janë, si me thënë, në mënyrë funksionale duke bashkëvepruar për të prodhuar një rezultat në këtë drejtim”, ka deklaruar Hoti.
Ndërkohë, më 31 janar, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pritet të vendoset për drejtimin e ardhshëm të partisë.
Në këtë kuvend do të shihet nëse kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, do të vazhdojë të udhëheqë subjektin politik.