Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit kryetar i komunës së Çairit Izet Mexhiti në një intervistë për TV21 ka folur për takimin e liderëve të thirut nga na e kryeministrit Mickovksi duke theksuar se ai kishte propozuar që në këtë takim të VLEN-i të përfaqësohet nga kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami.
Mexhiti më tej komentoi se nuk ka një rendradhitje se kush në cilin takim do të jetë por që brenda VLEN-it bëhet punë ekipore duke shtuar se kjo e bën VLEN-in kështu si është.
Mexhiti përmendi edhe marrëveshjen e vitit 2007 kur në atë kohë si pjesë e BDI-së u aritë marrëveshja që “fituesi me fituesin” të formoj qeverinë që nënkuptonte se fituesi tek pala maqedonase dhe fituesi te pala shqiptare të krijojnë institucionet e sistemit por që sipas Mexhitit kjo fatkeqësisht nuk u funksionalizua me një ligj.
Kjo marrëveshje më vonë në vitin 2016 u thye nga Bashkimi Demokratik për Integrim, por që sipas Mexhitit po ashtu nuk ishte gabim se iu dha fund një sistemi të keq.