KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedoni këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Maqedoni këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar informacionin, Misajllovski theksoi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik.

Ai thekson se 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë dhe nevojitet një marrëveshje teknike që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë.

“Është një marrëveshje teknike, domethënë, ky është një amendament teknik sepse e dini që është nënshkruar një marrëveshje për 42 automjete luftarake të tipit “Stryker” me Shtetet e Bashkuara. Këtë vit të gjitha po mbërrijnë. Tashmë janë 17 në portin e Greqisë dhe nevojitet një amendament teknik që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë, etj. Përdoruesi përfundimtar është Ministria e Mbrojtjes dhe duhet të bëhet trajnimi i plotë.

Ky është një (amendament) teknik, siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara, për të bërë një marrëveshje që të gjithë ata t’i marrin më pas dhe të mbeten plotësisht me Ushtrinë. Nuk ka asgjë shtesë, Marrëveshja është në rregull. Këtë vit të gjitha do të mbërrijnë”, tha Misajllovski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.