Mallorca shënoi një fitore të rëndësishme me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Hero për vendasit në këtë ndeshje ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili shkëlqeu duke realizuar het-trik.
Muriqi fillimisht serinë e golave e hapi në minutën e pestë, duke realizuar për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder.
Në minutën e 42-të, vendasit fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol sulmuesi kosovar për rezultatin 2-1.
Ylli dardan arriti që ta kompletojë het-trikun në pjesën e dytë, duke realizuar sërish nga pika e bardhë, kësaj radhe në minutën e 69-të për rezultatin 3-2.
Pas përfundimit të ndeshjes, bashkëlojtarët e tij e nënshkruan topin me të cilin Muriqi realizoi het-triku duke lënë edhe disa mesazhe.
Mes shumë mesazheve, bie në sy ai i Marash Kumbullës i cili i është drejtuar Muriqit në gjuhën shqipe duke i thënë “Ta hanksha zemrën”.
“Ja ku është. Të them të drejtën jam shumë i lumtur: ky është het-triku im i parë me Mallorcën. Tani synojmë edhe më shumë, por ky sukses është gjithashtu një dhuratë nga bashkëlojtarët e mi”.
“Për shumë gola të tjerë. Pa dyshim, Abdon. Hajde, pirati im! Të duam, Lato. Pirata, më i miri. Dhe pastaj Marash, në shqip: ta hanksha zemrën. Të dua Vedat dhe shumë mesazhe tjera, faleminderit”, ka thënë Muriqi pas lojës.