Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka folur hapur për situatën dhe formën e Vinícius Júniorit në konferencën për media para ndeshjes së nesërme të skuadrës madrilene ndaj Celta Vigo-s, duke kritikuar luhatjet e shpejta të opinioneve në media.
Portugezi theksoi se qasja e tij ndaj sulmuesit brazilian nuk ka ndryshuar pavarësisht kritikave të javëve të kaluara apo golave të tij të fundit me kombëtaren.
“A do të jetë Vinicius Junior në formacion apo jo? Atij nuk i bëhet vonë nëse është në fushë, në stol apo në tribuna. Disa javë më parë, flitej për Vinicius-in si një problem gjigant për Madridin. Tani, pasi ka shënuar gola kundër Singaporit dhe Japonisë, po flasim për gjëra të tjera. Për Vinicius-in mendoj të njëjtën gjë që mendoja edhe katër-pesë javë më parë: është një lojtar i jashtëzakonshëm, ne e duam dhe kemi nevojë për të”, deklaroi Mourinho.
Me këtë prononcim para sfidës së nesërme, Mourinho ka bërë të qartë se e vlerëson lart Vinícius Júniorin dhe e sheh atë si pjesë të rëndësishme të skuadrës, pavarësisht zhurmës mediatike./IndeksOnline/

