KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lautaro Martinez bën dallimin, Interi triumfon ndaj Udineses

Lautaro Martinez bën dallimin, Interi triumfon ndaj Udineses

Interi ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Udinese në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A.

“Neurazzurët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore 0-1.

Lautaro Martinez rrezikoi pas vetëm katër minutave lojë megjithatë dështoi nga afërsia përballë portierit vendas.

Megjithatë, argjentinasi pastaj përmirësoi gabimin për të shënuar një gol fantastik për të zhbllokuar epërsinë (20’).

Interi në fakt shënoi edhe një gol tjetër përmes Federico DiMarcos sidoqoftë goli iu anulua për pozitë jashtë loje (61’).

Udinese gjithashtu rrezikoi në fund me disa aksione të shpejta, por mbrojtja zikaltër ishte e pathyeshme.

Interi vazhdon si lider i vetëm në Itali me 49 pikë ndërsa Udinese zë pozitën e 10-të me 26 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.