Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Limi dhe Dolce, kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes pak para nisjes së spektaklit “Prime” të së premtes, ku janë parë duke shkëmbyer një puthje të ngrohtë mes tyre në dhomën e makijazhit.
Momentet intime mes dyshes janë kapur nga kamerat e shtëpisë, teksa ata dukeshin të afërt dhe të përqendruar vetëm te njëri-tjetri.
Ajo që e bëri situatën edhe më të komentuar ishte prania e Albës, ish-e dashurës së Limit, e cila ndodhej aty pranë dhe i vëzhgonte me bisht të syrit, në një moment që u interpretua nga publiku si shenjë xhelozie.
Kamerat nuk e lanë pa fokusuar këtë skenë, e cila u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime rreth trekëndëshit Limi–Dolce–Alba.
Përndryshe, Dolce dhe Limi kanë qenë ndër banorët më të komentuar të javës, pasi janë parë vazhdimisht në momente intime dhe të afërta së bashku, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre po forcohet dita-ditës brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/