KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Besnik Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Besnik Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe mungesën e një drejtimi të qartë strategjik.

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka thënë se procedimi i 65 ligjeve për më pak se tre muaj nuk është tregues i mjaftueshëm i suksesit të qeverisjes, nëse këto ligje nuk u përgjigjen nevojave konkrete të qytetarëve.

“Ligjet nuk maten me numër, por me cilësi, ndikim dhe rezultate konkrete. Kosova nuk ka nevojë vetëm për më shumë ligje, por për ligje të mira që zgjidhin problemet e qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën që Kuvendi ta ushtrojë rolin e tij institucional edhe në raport me strategjinë për mbrojtjen e të zhvendosurve në Hagë.

“Këto dy pika i adresova në dhe pas Kryesisë së Kuvendit”, ka bërë të ditur Tahiri.

Në fund, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës ka theksuar se qeverisja nuk duhet të vlerësohet përmes statistikave, por përmes përgjegjësisë, vizionit dhe rezultateve konkrete.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.