Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Situatë “win-win” për Kurtin, Sopjani paralajmëron LDK-në dhe PDK-në për zgjedhjen e presidentit

    January 15, 2026

    Luis Enrique u bën thirrje lojtarëve të PSG-së ta shfrytëzojnë eliminimin befasues nga Kupa e Francës si motivim për vazhdimin e sezonit

    January 15, 2026

    Alba: Ndjehem e shkatërruar, nuk e kam të lehtë të shoh Limin me Dolcen

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Situatë “win-win” për Kurtin, Sopjani paralajmëron LDK-në dhe PDK-në për zgjedhjen e presidentit
    • Luis Enrique u bën thirrje lojtarëve të PSG-së ta shfrytëzojnë eliminimin befasues nga Kupa e Francës si motivim për vazhdimin e sezonit
    • Alba: Ndjehem e shkatërruar, nuk e kam të lehtë të shoh Limin me Dolcen
    • Polifenolet në verë: A ofrojnë vërtet përfitime shëndetësore?
    • Spasovski: Takimi i liderëve kishte më shumë efekt “PR” sesa rezultate substanciale
    • Volvo EX60, pamja e parë zyrtare brenda modelit
    • Një marrëveshje mes SHBA-së dhe Tajvanit për çipa është në horizont
    • Prezantuesi hyn në Guinness për koleksionin më të madh të çorapeve
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Komandanti i FSK-së viziton bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA

    Komandanti i FSK-së viziton bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA

    korrektpressBy korrektpressJanuary 15, 2026 LEXO 2 Mins Read
    Komandanti i FSK-së viziton bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA
    Komandanti i FSK-së viziton bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila konsiderohet një nga njësitë kyçe të kësaj garde.

    Gjatë kësaj vizite, Gjeneral Jashari u njoftua nga afër me aftësitë dhe kapacitetet operacionale të bazës, përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk që janë në dispozicion të Gardës Kombëtare të Ajovës. Stafi i njësisë prezantoi procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, proceset e mirëmbajtjes së helikopterëve, infrastrukturën mbështetëse si dhe inspektimet e nevojshme për funksionimin e sigurt të tyre.

    Në takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Gardës Kombëtare të Ajovës, me ç’rast Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese, të cilat do të fokusohen në planifikimin e ngritjes së kapaciteteve të aviacionit në kuadër të FSK-së. Ky bashkëpunim do të përfshijë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen si dhe ndërtimin e infrastrukturës adekuate.

    Në përfundim të vizitës, GLT Jashari vlerësoi lart profesionalizmin dhe përvojën e kësaj njësie, duke falënderuar stafin e bazës së aviacionit për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj FSK-së. Ai theksoi se helikopterët Black Hawk përfaqësojnë një kapacitet shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në të ardhmen./Telegrafi/

    TË TJERA

    Polifenolet në verë: A ofrojnë vërtet përfitime shëndetësore?

    Haziri: Përvoja nga e kaluara me LVV-në dhe PDK-në nuk na lejoi një bashkëpunim të ri

    Kosova ekstradon nga Anglia një të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

    Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në institucione arsimore në Viti

    Merrte pagë pa shkuar në punë për mbi dy vjet, arrestohet bibliotekisti dhe një zyrtar tjetër në Gjilan

    Tragjedi në Slloveni: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë

    VLEN: Strategjia 2025–2030, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

    LEXO GJITHASHTU

    Situatë “win-win” për Kurtin, Sopjani paralajmëron LDK-në dhe PDK-në për zgjedhjen e presidentit

    January 15, 2026

    Luis Enrique u bën thirrje lojtarëve të PSG-së ta shfrytëzojnë eliminimin befasues nga Kupa e Francës si motivim për vazhdimin e sezonit

    January 15, 2026

    Alba: Ndjehem e shkatërruar, nuk e kam të lehtë të shoh Limin me Dolcen

    January 15, 2026

    Polifenolet në verë: A ofrojnë vërtet përfitime shëndetësore?

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Spasovski: Takimi i liderëve kishte më shumë efekt “PR” sesa rezultate substanciale

    January 15, 2026

    Volvo EX60, pamja e parë zyrtare brenda modelit

    January 15, 2026

    Një marrëveshje mes SHBA-së dhe Tajvanit për çipa është në horizont

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.