KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Disa raste të dhunës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat

Disa raste të dhunës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat

Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme të Kosovës, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri, ndërsa në shumicën prej tyre viktima kanë qenë gra.

Në Fushë Kosovë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një rast i ngjashëm është edhe në Ferizaj, ku një grua ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së dyshuar fizike. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Në Pejë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Gjakovë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër të gjinisë mashkullore. Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar pas intervistimit, me vendim të prokurorit.

Po në Gjakovë, është raportuar edhe një rast i keqtrajtimit fizik dhe psikik të një gruaje nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është në procedurë hetimore.

Një tjetër rast është regjistruar në Vushtrri, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima, së bashku me fëmijët e saj, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.