Një grua dhe fëmija i saj janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës. Rasti është raportuar në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gruaja është larguar nga shtëpia së bashku me fëmijën e saj dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
“Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me fëmijën e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raportin policor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.
Burimi: gazetablic.com ↗

