KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Spitali i Pejës realizoi mbi 129 mijë vizita specialistike gjatë vitit 2025

Spitali i Pejës realizoi mbi 129 mijë vizita specialistike gjatë vitit 2025

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shënuar një ngarkesë të lartë pune gjatë vitit 2025, duke realizuar gjithsej 129,976 vizita specialistike për pacientët e Pejës dhe rajonit përreth.

Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni shëndetësor, kjo shifër përkthehet në një mesatare prej rreth 356 vizitash në ditë, duke reflektuar kërkesën e vazhdueshme për shërbime shëndetësore dhe angazhimin e stafit mjekësor në trajtimin e pacientëve.

Një rol kyç në këtë volum shërbimesh ka pasur Reparti i Emergjencës, i cili gjatë vitit të kaluar ka trajtuar 55,774 raste. Emergjenca është cilësuar si pika e parë e shpëtimit për shumë pacientë në momente kritike dhe jetike, duke ofruar ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë theksohet se këto shifra nuk përfaqësojnë vetëm statistika, por tregojnë numrin e qytetarëve që kanë marrë trajtim në kohë dhe jetët që janë përmirësuar apo shpëtuar çdo ditë përmes shërbimeve shëndetësore.

Në përfundim të njoftimit, drejtuesit e spitalit kanë shprehur falënderim dhe mirënjohje për të gjithë stafin shëndetësor, duke vlerësuar profesionalizmin, përgjegjësinë dhe humanizmin me të cilin ata kanë shërbyer gjatë gjithë vitit 2025. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.