KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Një vit pas ndarjes nga jeta e Shpat Kasapit, miqtë e tij kujtojnë momentet me të

Një vit pas ndarjes nga jeta e Shpat Kasapit, miqtë e tij kujtojnë momentet me të

Disa artistë nuk largohen asnjëherë plotësisht dhe Shpat Kasapi është njëri prej atyre, pasi muzika e tij vazhdon të jetojë.

Miqtë dhe kolegët e tij, Ergys Shahu, Ergito Dapa dhe Kelly (Florian Carkanji) ndanë kujtime nga koha e kaluar së bashku me artistin tashmë të ndjerë gjatë rubrikës “Trotuar” tek “E Diell” në Top Channel.

Gjatë bisedës, të ftuarit treguan se momentet e fundit me Shpatin i kishin kaluar gjatë muajit nëntor, pak kohë para ndarjes së tij nga jeta.

“Momenti i fundit ka qenë muaji nëntor, para se Shpati të ndërronte jetë. Ka qenë muaji që ne kemi ndenjur shumë bashkë, pasi Shpati po përgatiste këngë të reja, edhe një këngë që do ta publikojmë sot. Na ka lënë mbresa si njeri, djalë shumë pozitiv, artist shumë i mirë dhe kishte gjithmonë atë mirësinë”, tregon Ergys Shahu.

Ndërsa, Ervin Kurti tha se Shpat Kasapi solli revolucion në muzikën shqiptare, sidomos në “Top Fest”.

“Mori shumë fansa, pati shumë koncerte, shumë jehonë. U rrit dhe e donte shumë Shqipërinë, sepse platforma e “Top Fest” e afroi shumë me publikun, me adoleshentët e asaj kohe, të cilët një ditë u rritën dhe prapë e donin muzikën e tij”.

Duke folur për këngën e pa publikuar të Shpat Kasapit me titull “Kur u ndamë”, Ergys Shahu zbuloi se ka dhe një këngë tjetër me titull “Lamtumirë”.

“Edhe ajo sikur i ka ndjellë gjërat. Do të kontaktojmë me familjarët e Shpatit dhe ta publikojmë. Ndoshta do t’i bëjmë një videoklip me IA, ta rikthejmë Shpatin”.

Ndryshe, Shpat Kasapi ndërroi jetë vitin e kaluar në Itali, në moshën 40-vjeçare. Ai kishte planifikuar të mbante një koncert në Bolonja kur papritmas u sëmurë.

Kasapi mbahet mend për hite shumë të dashura për publikun, si “A më do”, “Valle kosovare”, “Aroma e saj”, “Dashni pa limit”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.