KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ndahet nga jeta Mike Love, legjenda e grupit “The Beach Boys”

Ndahet nga jeta Mike Love, legjenda e grupit “The Beach Boys”

Bota e muzikës humbi një tjetër emër të madh. Mike Love, bashkëthemeluesi dhe vokalisti i grupit legjendar “The Beach Boys”, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesja e tij, Katie Altman, e cila bëri të ditur se muzikanti ndërroi jetë të shtunën, i rrethuar nga familjarët e tij. Deri më tani, nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i vdekjes.

“Me shumë respekt ndaj tij, konfirmoj se Mike Love u nda nga jeta këtë mbrëmje, i rrethuar nga familja”, thuhet në deklaratën e përfaqësueses së tij, shkruan TMZ.

Love ishte një nga figurat kryesore të muzikës amerikane dhe një prej themeluesve të “The Beach Boys”, grup që u krijua në Los Angeles në vitin 1961 dhe u bë i famshëm në mbarë botën për tingullin karakteristik të Kalifornisë.

Ai themeloi grupin së bashku me kushërinjtë Brian, Carl dhe Dennis Wilson, si dhe mikun e tyre Al Jardine. Me këngë që u kthyen në hite ndërkombëtare, si “California Girls”, “Good Vibrations”, “Surfin’ U.S.A.” dhe “I Get Around”, grupi la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës rock dhe pop.

Gjatë karrierës së tij, Love ishte një nga zërat më të dallueshëm të grupit, duke kontribuar edhe në krijimin e shumë prej këngëve të tij më të njohura.

Vitet e fundit, “The Beach Boys” vazhduan të performonin në skena të ndryshme, pavarësisht humbjes së anëtarëve të tjerë themelues. Dennis Wilson u nda nga jeta në vitin 1983, Carl Wilson në vitin 1998, ndërsa Brian Wilson ndërroi jetë në vitin 2025.

Aktori dhe muzikanti John Stamos, i cili ka bashkëpunuar me grupin që prej vitit 1985, ishte gjithashtu një prej miqve të afërt të Love. Ai ka qenë pjesë e shumë performancave të tyre ndër vite dhe ka kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë muzikore të grupit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.