KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nicole Scherzinger ndahet nga i fejuari pas shtatë vitesh lidhje – arsyeja ngjan me ndarjen nga Lewis Hamilton

Nicole Scherzinger ndahet nga i fejuari pas shtatë vitesh lidhje – arsyeja ngjan me ndarjen nga Lewis Hamilton

Këngëtarja Nicole Scherzinger dhe ish-rugbisti Thom Evans i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shtatë vitesh së bashku.

Lajmin e bëri të ditur vetë Evans përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh se ndarja ishte një periudhë shumë e vështirë për të, por se respektonte vendimin e Nicole dhe i uronte lumturi në vazhdim.

Çifti ishte fejuar në vitin 2023 dhe, sipas Thom, ai besonte se të dy kishin të njëjtat plane për të ardhmen.

Nicole dhe Thom

Megjithatë, angazhimet e shumta profesionale të këngëtares dhe përqendrimi i saj te karriera duket se kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre.

Nicole kishte treguar më herët se i kishte lënë planet për dasmën në plan të dytë, për t’iu përkushtuar shfaqjes së saj në Broadway, “Sunset Boulevard”.

Pas përfundimit të saj, ajo iu bashkua turneut botëror të ‘Pussycat Dolls’.

Kjo ndarje ka ngjallur krahasime me lidhjen e saj të mëparshme me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Lewis dhe Nicole

Edhe ata kishin qenë bashkë për rreth shtatë vjet, me ndërprerje, por angazhimet profesionale dhe distanca mes tyre ishin ndër vështirësitë e marrëdhënies.

Hamilton jetonte në Monako dhe udhëtonte në të gjithë botën për garat, ndërsa Nicole kishte angazhime muzikore dhe televizive në Los Angeles dhe Britani.

Në vitin 2015, Nicole kishte pranuar se ndarja nga Hamilton e kishte lënduar shumë, duke theksuar se vendimi ishte marrë së bashku, pavarësisht dashurisë që kishin për njëri-tjetrin.

Grigor dhe Nicole

Para këtyre lidhjeve, këngëtarja kishte qenë e fejuar edhe me Nick Hexum, teksa më vonë kishte pasur një lidhje me tenistin bullgar Grigor Dimitrov.

Edhe në këto marrëdhënie, sipas raportimeve të kohës, dallimet në planet për të ardhmen dhe oraret e ngarkuara kishin luajtur rol.

Deri më tani, Nicole nuk ka reaguar publikisht për ndarjen nga Thom Evans. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.