Xhuli ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të veçantë, duke treguar se si dëshira e saj e vitit të kaluar është bërë realitet.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo kujtoi se një vit më parë, në këtë periudhë, dëshira e saj më e madhe ishte që këtë dimër t’i kishte pranë binjakët e saj, shkruan Indeksonline.
Sot, me ëndrrën e realizuar dhe me dy fëmijët në krahë, Xhuli thotë se dëshira e saj e vetme është shëndeti i tyre dhe i gjithë familjes.
“Vitin e kaluar këtë kohë unë kisha një dëshirë të kisha binjakët e mi këtë dimër dhe ëndrra u bë realitet. Këtë vit jam duke kërkuar vetëm shëndet për fëmijët e mi dhe për familjen time”, shprehet ajo.
Një mesazh i ndjerë nga Xhuli, që tregon se për një nënë lumturia më e madhe është t’i ketë fëmijët pranë dhe të shëndetshëm./Indeksonline/

