KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Sahatçiu kritikon situatën me muralin e Nënë Terezës: Zgjidhja ekzistonte, por po krijohet spektakël

Sahatçiu kritikon situatën me muralin e Nënë Terezës: Zgjidhja ekzistonte, por po krijohet spektakël

Ish-nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar lidhur me çështjen e muralit të Nënë Terezës, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar kjo situatë.

Përmes një postimi në Facebook, Sahatçiu ka thënë se vendosja e muralit në lokacionin aktual nuk ka qenë e domosdoshme, pasi sipas saj ekziston një hapësirë alternative, vetëm pak metra më larg, ku mund të vendosej figura e Nënë Terezës.

Ajo ka theksuar se hapësira alternative menaxhohet drejtpërdrejt nga institucionet dhe ofron edhe më shumë ekspozim të figurës, me Katedralen në prapavijë.

“Murali paska mundur të jetë aty ku është tash, që në mëngjes, e të jetë një simbol më shumë i festës së përbashkët sot. Por jo. Spektakli duhet patjetër”, ka shkruar Sahatçiu.

Sipas saj, problemi nuk qëndron te personi që paraqitet në mural, por te mënyra se si është dramatizuar çështja dhe është krijuar konflikt, ndonëse zgjidhja ka qenë e mundshme.

“Asnjëherë s’ishte në pyetje se kush është në mural. Në pyetje është nevoja me dramatizu e me kriju konflikt aty ku zgjidhja ekziston”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Sahatçiu ka kritikuar edhe mënyrën e menaxhimit të situatës, duke thënë se shmangia e spektaklit dhe gjetja e një zgjidhjeje për një problem të tillë është shenjë e lidershipit.

“Edhe me zgjedhë mos me kriju spektakël me tupan për një problem që ka zgjidhje është lidership. Provojeni”, ka përfunduar Sahatçiu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.