KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dramë e emocione: Kush do të eliminohet sonte nga BBVK 5? (VIDEO)

Dramë e emocione: Kush do të eliminohet sonte nga BBVK 5? (VIDEO)

Gazetarja Gresa Nitaj ka zbuluar disa nga zhvillimet që pritet të shoqërojnë Prime-in e sontëm të Big Brother VIP Kosova 5, i cili, sipas saj, do të jetë njëri ndër spektaklet më të forta të këtij edicioni.

E ftuar për të komentuar zhvillimet e shtëpisë, Nitaj bëri të ditur se sonte do të transmetohen disa përplasje mes banorëve, përfshirë edhe atë mes Antonetës dhe Nichit.

“Të gjitha befasitë dhe surprizat dua t’ia lë Vëllait të Madh, pasi do të jetë njëri ndër Prime-t më të forta që do të dominojë sonte nga fillimi. Shumë dinamika dhe përplasje janë rezervuar për t'u shfaqur sonte. Pa tjetër që njëri nga banorët do ta lërë shtëpinë, pas televotimit të hapur ditën e hënë. Në anën tjetër, do ta kemi edhe një përballje të fortë mes Antonetës dhe Nichit. Mbetet të shihet se si do të sqarohet kjo dyshe”, ka thënë Nitaj.

Nitaj bëri të ditur gjithashtu se gjatë Prime-it të sontëm do të ketë ndëshkime për banorët që nuk u janë përmbajtur rregullave të shtëpisë.

Ajo paralajmëroi edhe një rrëfim nga njëri prej banorëve, i cili pritet të jetë pjesë e zhvillimeve të spektaklit.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.