KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Përplaset kamioni, rreth 15,000 gaforre të gjalla përfundojnë të shpërndara në një rrugë në Irlandë

Përplaset kamioni, rreth 15,000 gaforre të gjalla përfundojnë të shpërndara në një rrugë në Irlandë

Një kamion që transportonte deri në 15,000 gaforre u përplas në një kanal në një rrugë në Irlandë.

Gaforret, të destinuara për restorante dhe dyqane në Portugali, u shpërndanë jashtë kutive të tyre prej alumini, duke krijuar një skenë të pazakontë.

Shoferi nuk u lëndua, por ngarkesa, e vlerësuar rreth 65,000 € (70,000 $), u shpërnda përgjatë rrugës dhe në fushat përreth.

Ekipet e shpëtimit punuan rreth 18 orë për të “rikuperuar gaforret”, duke përdorur qese të mëdha dhe një vinç për të ngritur kamionin dhe rimorkion.

Pronari i kompanisë tha se rreth 95% e tyre u rikuperuan me sukses. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.