KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sot derbi i Merseyside-it, Evertoni pret Liverpoolin

Sot derbi i Merseyside-it, Evertoni pret Liverpoolin

Sot në ora 13:00 zhvillohet derbi i Merseyside-it, kur Everton pret Liverpoolin në “Hill Dickinson Stadium”, në xhiron e 12-të të Premier League.

Ndeshjen do ta gjykojë Michael Oliver.

Liverpooli është i katërti me 21 pikë. Me fitore do të mund të ngjitej në vendin e dytë, varësisht nga rezultatet e rivalëve. Në krye është Arsenali me 28 pikë, ndërsa Brighton dhe Manchester City kanë nga 22.

Everton është i nënti në tabelë, pas humbjes së rëndë në xhiron e fundit.

Liverpooli vjen me tre fitore radhazi nën drejtimin e Andoni Iraolas. Para një jave mundi Manchester Unitedin 4-0 në Anfield, ndërsa të mërkurën fitoi 3-0 te Club Brugge në Ligën e Kampionëve, me dy gola të Alexander Isakut. Florian Wirtz po kalon periudhën më të mirë të tij me fanellën e “Kuqve”.

Everton, nën drejtimin e Davit Moyes, u poshtërua 4-0 në udhëtim te Brentford. Skuadra ka shënuar vetëm dy gola para pushimit gjatë gjithë sezonit dhe asnjë në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës.

Thierno Barry ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në gjashtë nga shtatë golat e fundit të ekipit.

Te Liverpooli Cody Gakpo është jashtë lojës për shkak të dëmtimit në kërcell, të marrë gjatë angazhimit me kombëtaren.

Ryan Gravenberch është shumë i pasigurt për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës.

Victor Munoz ishte në dyshim pas goditjes në gju ndaj Club Brugge, por Iraola tha se nuk ka dëmtim të gjurit.

Hugo Ekitike, Conor Bradley dhe Giovanni Leoni janë ende në rikuperim nga dëmtime afatgjata.

Ndërsa te Evertoni, Moyes nuk ka lojtarë të dëmtuar, por do t’i mungojë James Tarkowski, i suspenduar. Ky është ndeshja e parë e një ndalimi tre-ndeshjesh për mbrojtësin.

Në takimin e fundit, më 19 prill 2026, Liverpooli fitoi 2-1 në terrenin e Evertonit, me gol vendimtar të Virgil van Dijkut në minutat shtesë.

Në pesë përballjet e fundit në ligë, Liverpooli ka fituar tri herë, Everton një herë, ndërsa një ndeshje ka përfunduar baras./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.