Jose Mourinho kritikoi ashpër gjyqtarin Cesar Soto Grado, pas humbjes së Real Madridit nga Alaves me rezultat 1-2, të shtunën në mbrëmje në “Santiago Bernabéu”.
Portugezi deklaroi se Reali nuk e humbi ndeshjen për shkak të gjyqtarit, por shtoi se i njëjti ka dëshirë të tregojë autoritetin e tij.
Madje, Mourinho bëri edhe një shaka në lidhje me përjashtimet e lojtarëve të Realit në sezonet e fundit.
“Mendoj se ky gjyqtar ka dëshirë të tregojë fuqinë e tij dhe të dëshmojë se është fenomen. Nuk më pëlqeu mënyra se si gjykoi, por ndeshjen nuk e humbëm për shkak të tij, por për fajin tonë”, deklaroi Mourinho.
“Para dy sezonesh përjashtoi Mbappen, sezonin e kaluar Viníciusin, ndërsa tash Bellinghamin. Vitin e ardhshëm do të jetë Courtois”, shtoi ai.
Me këtë humbje, Reali i dha fund serisë prej 10 fitoreve radhazi dhe zbriti në vendin e tretë me 33 pikë, pas Barcelonës me 36 dhe Atlético Madridit me 34 pikë.

