Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për aktivitetin e kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke ofruar një pasqyrë të shërbimeve të ofruara për pacientët.
Sipas raportit të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë kryer:
- 114 rëntgen;
- 471 vizita specialistike;
- 43 pranime të reja në spital;
- 224 pacientë aktualisht të shtrirë;
- 3,837 analiza laboratorike për 294 pacientë;
- 3 lindje, të gjitha të djemve;
- 13 operime të suksesshme;
- 32 dializa;
- 51 ultra zëra dhe 15 MRI;
- 7 ergometri, 13 ehokardiografi, 6 gastroskopi;
- 30 shërbime fiziatrike.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë thekson se këto shifra pasqyrojnë angazhimin e stafit mjekësor dhe administrativ për të siguruar kujdes të vazhdueshëm dhe shërbime të standardeve të larta për qytetarët. /Telegrafi/