KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident me tre automjete në unazën e Shkupit, lëndohen pesë persona

Aksident me tre automjete në unazën e Shkupit, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në unazën rrugore „Nënë Tereza“ në Shkup, në drejtim të Tetovës.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar në SPB Shkup në orën 19:10.

Në aksident janë përfshirë tri automjete: një „Opel“ me targa të Shkupit, një „Mercedes“ me targa të Shkupit dhe një „Audi“ me targa të Kosovës.

„Pesë persona janë lënduar në aksident dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë janë transportuar në institucionet shëndetësore për trajtim“, njoftojnë nga MPB-ja.

Ndërkohë, ekipet e MPB-së kanë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksident.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.