Në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Memorialin e Dëshmorëve të Kombit në Vrellë të Istogut po mbahen homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Istogut dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
Të pranishmit po bëjnë homazhe dhe po vendosin kurora me lule pranë memorialit, duke nderuar sakrificën dhe veprën e dëshmorëve të kombit.
Burimi: klankosova.tv ↗

