KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Malësori në “Weekend”: 28 Nëntori, data më e madhe kombëtare dhe shpirtërore (VIDEO)

Malësori në “Weekend”: 28 Nëntori, data më e madhe kombëtare dhe shpirtërore (VIDEO)

Këngëtari Malësor Prenkoçaj ka emocionuar me rrëfimin e tij në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka folur për dashurinë ndaj atdheut dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit shqiptar.

Ai ka treguar se është me prejardhje nga Malësia, ndërsa ka lindur dhe është rritur në Podgoricë. Më pas, për studime, është zhvendosur në Prishtinë.

Malësori ka thënë se 28 Nëntori ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij dhe se që nga fëmijëria është munduar ta festojë këtë datë.

Ai ka treguar edhe për krenarinë që ndien kur në Malësi shpaloset flamuri kuqezi.

“Është data më e rëndësishme që e ka kombi ynë. Është data më e madhe kombëtare dhe shpirtërore”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.