KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu: Flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari

Haxhiu: Flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar familjen Jashari në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ajo ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, duke kujtuar se kjo datë shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar.

Pas homazheve, Haxhiu ka theksuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke e lidhur atë me tri ngjarje të rëndësishme për historinë kombëtare: ngritjen e flamurit nga Skënderbeu në Krujë më 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997.

“Jemi sot këtu edhe sepse sot, më 28 Nëntor, është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, por edhe sepse këtu, në këtë vend, në Prekaz, flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul. As atëherë kur i rrënuan kullat e Jasharajve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar sakrificën e familjes Jashari në rrugën drejt çlirimit të Kosovës, duke thënë se qëndresa e tyre ndikoi në shtimin e radhëve të UÇK-së.

“Për lirinë që ne sot e gëzojmë, Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë. Adem Jashari qysh herët e nisi angazhimin e tij në rezistencën e armatosur për çlirimin e Kosovës. As ai, as familja Jashari, burra e gra bashkë, nuk u dorëzuan. Ata rezistuan, prandaj edhe ne përjetë jemi atyre mirënjohës”, ka thënë ajo.

Në fund, kryetarja e Kuvendit ka uruar shqiptarët kudo që jetojnë për 28 Nëntorin, duke bërë thirrje për vazhdimin e angazhimit për të ardhmen e kombit.

“Le ta mbajmë sa më lart flamurin kombëtar, për të cilin shumë dëshmorë dhanë jetën”, ka përfunduar Haxhiu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.