KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AUV ndalon prodhimin e pleskavicës së kompanisë “Buquku”, analizat zbulojnë prani të E. coli

AUV ndalon prodhimin e pleskavicës së kompanisë “Buquku”, analizat zbulojnë prani të E. coli

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania Buquku SH.P.K. në Pejë, pasi rezultatet laboratorike kanë konstatuar nivele të pakënaqshme të bakterit Escherichia coli (E. coli).

Sipas komunikatës së AUV-së, gjatë kontrolleve zyrtare është konstatuar se mostrat e analizuara të këtij produkti nuk i përmbushin kriteret mikrobiologjike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Bëhet fjalë për produktin me datë prodhimi 12 nëntor 2026, me numër aprovues RKS-144.

Pas rezultateve laboratorike, inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit, si dhe tërheqjen nga tregu të sasive të mbetura të këtij produkti.

Gjithashtu, kompania është obliguar të identifikojë burimin e kontaminimit, të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit dhe të ndërmarrë masa korrigjuese për përmirësimin e higjienës gjatë procesit të prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.

AUV ka bërë të ditur se prodhimi nuk do të lejohet të rifillojë derisa të eliminohen mangësitë e konstatuara, të konfirmohet përmes analizave laboratorike përmbushja e kritereve mikrobiologjike dhe të verifikohen përsëri kushtet e prodhimit.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar mbikëqyrje të shtuar ndaj operatorëve që kanë shfaqur jokonformitete të përsëritura, si dhe rivlerësimin e profilit të tyre të rrezikut.

Në fund, AUV ka rikujtuar se përgjegjësia për respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore bie mbi operatorët që prodhojnë dhe vendosin produkte në treg, ndërsa institucioni do të vazhdojë kontrollet për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.