KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Si e la e dashura, aktori turk rrëfen dramën e ndarjes

Si e la e dashura, aktori turk rrëfen dramën e ndarjes

Aktori i njohur turk, Doğukan Güngör, i cili fitoi popullaritet të madh me rolin e Fatihut në serialin “Kızılcık Şerbeti”, ka folur së fundmi për jetën e tij private.

I ftuar në emisionin “Empati”, aktori ka rrëfyer një histori nga e kaluara, duke treguar se si një sukses profesional i ish-partneres së tij përkoi me përfundimin e lidhjes së tyre.

Güngör tregoi se në atë periudhë ende nuk kishte luajtur ndonjë rol kryesor, ndërsa e dashura e tij, e cila gjithashtu ishte aktore, u largua prej tij sapo siguroi rolin e saj të parë kryesor.

Ndonëse aktori nuk përmendi emra, deklarata e tij bëri që mediat turke ta drejtonin vëmendjen nga aktorja Sude Zülal Güler, me të cilën ai ishte në një lidhje gjatë viteve 2020–2021.

Në atë periudhë, Güler kishte siguruar rolin kryesor në serialin “Kazara Aşk”, ndërsa dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies.

Megjithatë, mbetet e pakonfirmuar nëse Güngör po i referohej pikërisht asaj gjatë intervistës së tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.