KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” janë kthyer në emrat më të komentuar të momentit, ndërsa publiku tashmë ka mësuar shumëçka rreth karaktereve, historive dhe jetës së tyre personale.

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se disa prej tyre njihen me emra artistikë apo nofka që dallojnë nga emrat e tyre të vërtetë.

Një prej tyre është reperi Fuego, emri artistik i të cilit në gjuhën spanjolle do të thotë “zjarr”. Në dokumentet zyrtare, ai figuron si Ensar Elshani.

Edhe reperi tjetër i këtij edicioni, Nichi, ka një emër ndryshe nga ai me të cilin është bërë i njohur në skenën muzikore. Emri i tij i vërtetë është Bleon Krasniqi, ndërsa emri i plotë i Bejtës është Daors Bejta.

Ndërkohë, regjisorja Liki, të cilën shumica e banorëve e thërrasin me këtë nofkë, në të vërtetë quhet Arlinda Morina.

Në mesin e emrave që mund të mos i keni ditur është edhe ai i ish-banores nga Bjellorusia, Olechka, emri i vërtetë i së cilës është Olga Grigorieva.

Por, emri që mund të jetë surprizë për një pjesë të madhe të publikut është ai i grimeres së njohur, Edita Abazi.

Ndonëse prej vitesh është bërë e njohur për publikun si Edita, emri i saj në dokumentet zyrtare është Qamile Abazi. Madje, para se të njihej me emrin Edita, ajo përdorte edhe nofkën Qamki.

Këta janë disa prej banorëve të këtij edicioni që njihen me emra artistikë ose nofka, të cilat ndryshojnë nga emrat e tyre të vërtetë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.