KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kriza e fondeve trondit tregjet e kapitalit në Turqi

Kriza e fondeve trondit tregjet e kapitalit në Turqi

Turqia duhet të reformojë rrënjësisht institucionet e saj rregullatore financiare, pas një skandali me fondet e investimeve që ka tronditur besimin në tregjet e kapitalit të vendit.

Në qendër të krizës janë disa grupe fondesh investimi, të cilat orientuan shuma të mëdha parash drejt aksioneve me qarkullim të ulët në bursë. Kjo strategji rriti artificialisht vlerën e aseteve të tyre në më shumë se 20 miliardë dollarë dhe gjeneroi fitime jashtëzakonisht të larta. Megjithatë, fondet përfunduan në krizë, pasi nuk arritën të përballonin kërkesat e investitorëve për tërheqjen e parave, duke çuar në likuidimin e tyre, transmeton klankosova.tv.

Që nga shtatori, kriza ka përfshirë edhe zyrtarë rregullatorë dhe figura të njohura të sektorit financiar. Dorëheqje, shkarkime dhe arrestime janë regjistruar në kuadër të hetimeve për manipulim të tregut, mashtrim dhe ryshfet, akuza që kanë tronditur besimin e investitorëve në tregjet financiare turke.

Sipas Reuters, Bordi i Tregjeve të Kapitalit të Turqisë (SPK) kishte miratuar 33 oferta publike fillestare (IPO) gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, pothuajse dyfishi i 18 ofertave të miratuara gjatë gjithë vitit paraprak.

Por, pas kolapsit të fondeve, përkeqësimit të kushteve të tregut dhe rënies së besimit të investitorëve, nuk është miratuar asnjë ofertë e re publike. Kjo, pavarësisht se 119 kompani janë të regjistruara dhe presin miratimin e SPK-së për të dalë në bursë.

Rikthimi i besimit duhet të nisë me emërimet e duhura në krye të institucioneve, deklaroi për Reuters Ramazan Basak, ish-zëvendëskryetar i Bordit të Hetimit të Krimeve Financiare të Turqisë.

"Këto institucione duhet të drejtohen nga njerëz që e njohin mirë sektorin, gëzojnë reputacion për integritet dhe nuk kanë lidhje politike", tha ai në një intervistë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.