Edhe këtë vit, KASTRATI Group vjen me një sërë surprizash për klientët e saj në kuadër të Black Friday, duke sjellë shpërblime të shumta dhe zbritje në produkte e shërbime.
Në mesin e shpërblimeve që do të ndahen për klientët janë:
10 voucherë në vlerë prej 30 eurosh
10 pica familjare
Shorti për përzgjedhjen e fituesve do të zhvillohet drejtpërdrejt në RTV Dukagjini, në kuadër të emisionit “Reload”.
Por, surprizat e Black Friday nuk përfundojnë me kaq. KASTRATI Group ka paralajmëruar edhe një sërë ofertash, të cilat përfshijnë:
7 centë zbritje për litër në derivate;
Deri në 30% zbritje në piceri;
Bowling KASTRATI, me një lojë të paguar, përfitoni një lojë falas.
Me këtë iniciativë, KASTRATI Group vazhdon traditën e organizimit të aktiviteteve shpërblyese për klientët, duke e shndërruar Black Friday në një ditë me përfitime jo vetëm në furnizimin me derivate, por edhe në gastronomi dhe argëtim.

